17:56 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet

Janë mbyllur pjesët e para të katër ndeshjeve të fundit të javës së 30-të në Superligë.

Në Drenas, në ndeshjen kryesore Ballkani ka arritur të mbyllë 45 minutat e parë në epërsi, me golin e shënuar nga Blend Baftiu, shkruan IndeksOnline.

Trepça 89 dhe Dukagjini po luajnë baras pas 45 minutave me rezultat 2:2.

Vushtrria po e befason Ferizajin në shtëpi, duke mbyllur 45 minutat me epërsi minimale, ndërsa ndeshja e vetme ku pjesa e parë është mbyllur pa gola është ajo ndërmjet Llapit dhe Flamurtarit./IndeksOnline/