15:51 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Mbyllet me barazim pjesa e parë mes Ballkanit dhe Arbërisë, u shënua një super gol!

Ka përfunduar me barazim pjesa e parë mes Ballkanit dhe Arbërisë, e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat shënuan nga një gol në 45 minutat e para, shkruan IndeksOnline

Fillimisht shënoi, Kreshnik Bahtiri për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Pastaj në minutën e 43’të, skuadra vendase barazoi rezultatin me golin e bukur të shënuar nga Arbër Shala.

Kujtojmë që dy skuadrat luftojnë për pretendime të ndryshme, me Ballkanin që shpreson ta vazhdoj luftën për titull dhe Arbërinë që lufton për mbijetesë./IndeksOnline/