10:16 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Muharrem Fejza”

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave njofton se për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, segmenti i asaj rruge duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse do të mbyllet për qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza “, pregaditja dhe asfaltimi i shtresës finale ju njoftojmë se segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse do të mbyllet për qarkullim  prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri  te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”).

Të enjten do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte prej orës  06:00-18:00

E shtune prej orës  08:00-18:00

Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos ti parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.

Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.