13:08 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbyllet përkohësisht rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar sot të gjithë qytetarët se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30, transmeton Indeksonline.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/