21:51 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Cityt e Atletico Madridit

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Etihad”, ku të dy skuadrat ende nuk kanë arritur që ta gjejnë golin.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni anglez Manchester City është duke barazuar me rezultat 0:0 me kampionin spanjoll Atletico Madrid, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte superiore gjatë kësaj pjese të parë, ku regjistroi plot gjashtë tentime për gola krahas inferiorëve të Diego Simeones.

Në anën tjetër, për dallim nga kolegu i tij Oblak, portieri i Cityt Ederson nuk kishte punë gjatë 45’ minutave të parë të kësaj ndeshjeje.

Rezultati momental është 0:0.