13:52 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Mbyllet pjesa e parë në derbin Prishtina – Feronikeli

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të javës së 16-të në Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, me rezultat 0-0.

Prishtina ishte skuadër më e mirë por humbi penallti në minutën e 15-të përmes Sabien Lilajt.

Portieri Ilir Avdyli e priti goditjen e mesfushorit shqiptar, shkruan Indeksonline.

Rastin më të mirë Feronikeli e pati në minutën e 43-të me Besmir Bojkun që gjuajti mbi portë.

Prishtina ka 24 pikë ndërsa Feronikeli 19.

/Indeksonline/