18:15 / E Diele, 07 Maj 2023 / C E

​Mbyllet pjesa e parë, Peja vazhdon dominimin ndaj Trepçës

Është mbyllur pjesa e parë, përkatësisht 20 minutat e para në palestrën “Karagaçi” në Pejë, aty ku Peja dhe Trepça po e zhvillojnë finalen e dytë të play off it në basketbollin kosovar.

Janë vendasit ata që po shkëlqejnë para tifozëve të tyre duke shkuar në pushim me epërsi të thellë 57-32.

Dominimi i pejanëve nisi që nga sekondat e para të ndeshjes dhe kjo rezultoi me epërsi të thellë prej 32-14 në 10 minutat e para.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e fitoi Trepça të mërkurën e kaluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra që arrin tre fitore në këtë seri do të shpallet kampione e Kosovës.