14:35 / E Martë, 29 Shtator 2020

Mbyllet restoranti i shefit të famshëm Nusret, s’respektoi masat e sigurisë për Covidin-19

Telashe për shefin e famshëm të kuzhinës, Nusret Gökçe.

Shefit të famshëm të kuzhinës, Nusret Gökçe i është mbyllur restoranti, pasi nuk respektoi masat e sigurisë ndaj koronavirusit.

Punonjësit, kamarierët dhe klientët nuk kanë mbajtur maska pas hapjes së restorantit.

Javën e kaluar Gökçe postoi në video në Instagram ku shfaqeshin njerëzit në restorant shumë afër njëri-tjetrit, shumica pa maska.

Gökçe nuk ka reaguar pas këtij vendimi për mbylljen e restorantit. “Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe.

Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit.