17:05 / E Martë, 04 Prill 2023 / k.v

Mbyllet seanca në Gjykatën Speciale, nesër fjalën e ka mbrojtja e Jakup Krasniqit

Është mbyllur edhe seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së e cila po mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot u dëgjuan deklaratat e mbrojtës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit ndërsa nesër do të dëgjohet edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se seanca tjetër do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën Mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta bëjë deklaratën hyrëse në gjykim.

“Këtu mbyllet seanca e sotme publike. Do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së z. Krasniqi”, tha kryegjykatësi./IndeksOnline/

Mos i humb