15:45 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbyllet sezoni i Formula 1, ky është fituesi i Çmimit të Madh në Abu Dhabi (Foto)

Ka përfunduar sezoni 2017 në Formula 1. Çmimin e Madh në Abu Dhabi e fitoi piloti i Mercedes, Valteri Bottas, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i këtij sezoni, Lewis Hamilton e mbylli garën në pozitën e dytë.

Vendin e fundit në podium e zuri piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Në pozitat katër dhe pesë u radhitën, piloti i “Kokë kuqës”, Raikkonen dhe ai i Red Bullit, Max Verstappen.

Sezoni i ri i Formula 1, fillon në muajin mars të vitit 2018./IndeksOnline/