16:56 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mbyllet takimi: Drenica dhe Gjilani luajtën qetë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Drenicës e Gjilanit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll.

Për 90’minuta lojë nuk u shënua asnjë gol edhe pse skuadrat kishin rastet e tyre për shënim, shkruan IndeksOnline

Rastet e mira në këtë ndeshje i kishin, Arbios Thaçi i Drenicës që goditi nga largësia por pa sukses, po ashtu rast të mirë pati edhe Gramoz Kurtaj i Gjilanit, por portieri i Drenicës ishte në vend.