16:20 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Mbyten 43 refugjatë në brigjet e Tunizisë, shpëtohen 84 të tjerë

Të paktën 43 refugjatë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Tunizisë ndërsa 84 të tjerë janë shpëtuar, pasi një anije u përmbyt në brigjet e Tunizisë.

Anija ishtë nisur nga brigjet e Libisë dhe po transportonte refugjatë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, të cilët kishin destinacion brigjet e Italisë, por udhëtimi i tyre mori një kthesë tjetër.


Libia është një pikë e shpeshtë nisjeje për emigrantët të cilët kanë si qëllim mbërritjen në e lidhur me Evropë.

Që nga viti 2014, më shumë se 20.000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur në det ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë nga Afrika.