08:34 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Mbytet në afërsi të portit të Durrësit një marinar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e portit në Durrës, ku një person është mbytur.

Dyshimet janë që personi i mbytur të jetë një marinar, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të tij.

Për nxjerrjen e tij nga deti po punojnë si forcat e Policisë ashtu edhe ato të portit.