08:53 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbytet në liqenin e Shkodrës peshkatari 65 vjeçar

Policia në Shqipëri njoftoi se është gjendur një trup i pajetë në liqenin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se personi i cili ka humbur jetën është një 67-vjeçar me iniciale S.S., i cili kishte pasion peshkimin.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar policinë, pasi 67-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të peshkonte.