23:09 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Mbytet një fëmijë njëvjeçar në një pishinë në Drenas

Një fëmijë një vjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Komunës së Drenasit.

Kështu ka konfirmuar drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi.

Ai tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia dhe ata janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin. 

Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.