09:43 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / MSH

Mbytja e emigrantëve në Kanalin Anglez, qeveria britaneze urdhëron hetimet

Qeveria britaneze ka urdhëruar nisjen e hetimeve për mbytjet që po ndodhin në Kanalin Anglez.

Dhjetëra emigrantë po vdesin dita ditës në varka që po stërmbushen me emigrantë.

Rasti më tronditës ka qenë ai i vitit 2021, ku nga një vakrë e mbushur me emigrantë vdiqën të paktën 27 persona, përfshirë dhe një grua shtatzënë dhe tre fëmijë, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Sipas raporteve nga organet hetuese, reagimi emergjent i Mbretërisë së Bashkuar në këtë rast ka qenë i penguar për shkak të mungesës së avionëve që mbikëqyrin ngushticën e Doverit.

Është rekomanduar për Agjencinë Detare dhe të Rojës Bregdetare, si dhe Forcën Kufitare, për të zhvilluar procedura për të siguruar që mbikëqyrja efektive e ngushticës së Doverit është e mundur kur asetet e aviacionit nuk janë të disponueshme.

Katër persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas rastit tragjik të vitit 2021.

Me rastin është marrë shteti britanez, pasi autoritetet franceze refuzuan të marrin pjesë në hetimet fillestare.