11:41 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

MCC zhbllokon fondet për Kosovën, flet Agim Veliu

Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh, pasi Qeveria Hoti zhfuqizoi vendimin për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete.

Postimi i plotë:

Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete.

Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut./Indeksonline/