13:34 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

McDonalds largohet përgjithmonë nga Rusia, i shet të gjitha restorantet

Si reagim ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, kompania amerikane e ushqimit të shpejtë McDonald’s po tërhiqet plotësisht dhe përgjithmonë nga Rusia.

Këtë e bëri të ditur sot kompania e njohur. McDonalds vendosi të shes të gjitha restorantet në Rusi pas 32 vitesh.

850 restorante dhe 62,000 punonjës do të merren nga një blerës vendas.

Për shkak të luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, shumë kompani perëndimore tashmë janë tërhequr nga tregu rus – përkohësisht ose përgjithmonë./Indeksonline/