09:28 / E Diele, 19 Janar 2020

McGregor e rrahu keq, Cerrone shtrihet në spital

Conor McGregor fitoi 40 sekonda meçin me amerikanin Donald Cerrone. Per super yllin irlandez të UFC-së, kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, shkruan Insporti.

Donald ‘Cowboy’ Cerrone është dërguar për në spital pas rrahjes brutale që e pësoi nga Conor McGregor.

Cerrone u mposht për 40 sekonda nga irlandezi, që në rikthimin e tij të parë në oktagon tregoi vlerat e tij.

Veterani amerikan është shkatërruar me goditje në shpatulla dhe në fytyrë nga McGregor.

Sipas medieve amerikane, Cerrone ka thyer hundën dhe do të bëjë disa teste pas mbrëmjës së zhvilluar në T-Mobile, në Las Vegas.

McGregor në mënyrë fenomenale e nisi luftën dhe goditja e parë me gju në kokë të kundërshtarit ishte shumë precize.

Ajo u pasua nga një goditje e saktë me grusht, më pas nga një shkelm me të majtën që e rrëzoi Cerronen.

Aty e tutje Cerrone nuk kishte gjasa të “mbijetojë”. Ai pësoi goditje të njëpasnjëshme derisa gjyqtari nuk e ndërpreu meçin.

Mos i humb