14:03 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

McGregori ia humb 1 milion dollarë Dan Bilzerianit për 40 sekonda

Mbrëmë u zhvillua meçi ndërmjet Connor McGregor dhe Donald Cerrone në UFC.

Irlandezi fitoi brenda 40 sekondave, duke bërë një rikthim eksploziv në UFC, shkruan Indeksonline.

Që nga humbja nga Khabib Nurmagomedov, McGregor nuk e zhvilloi asnjë ndeshje, ndërsa një rimeç në mes tyre pritet të ndodhë së shpejti.

Nga humbja e Cerrones, edhe ylli i rrjeteve sociale Dan Bilzerian khumbur plot 1 milion dollarë që i kishte vënë bast për fitoren e ‘Cowboy-it’.

Madje këtë shumë të parave i humbi për vetëm 40 sekonda, pasi McGregor fitoi me nokaut teknik. /Indeksonline/