Si rrallë herë, Jennifer Lopez e prezanton motrën
Jennifer Lopez dhe motra e saj, Lynda Lopez, tërhoqën vëmendjen teksa u panë së bashku në rrugët e Parisit gjatë Javës së Modës.
Me paraqitjet e tyre plot stil, Jennifer dhe Lynda nuk kaluan pa u vënë re nga fotografët dhe të pranishmit.
Java e Modës në Paris vazhdon të mbledhë emrat më të njohur të industrisë së modës dhe botës së showbiz-it, ndërsa Jennifer Lopez mbetet një nga figurat që tërheq gjithmonë vëmendje me paraqitjet e saj.

