13:47 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Me 10 minuta karikim “Audi” mund të kalojë 110 kilometra

Karikimi i shpejtë është një nga elementet themelore për suksesin e makinave elektrike, të cilat po përhapen me shpejtësi në mbarë globin.

Kompania ‘’Audi’’ është e vetëdijshme për këtë shqetësim dhe parashikon që për makinat e saj elektrike për të arritur një autonomi prej 110 kilometrash duhet të krijojë mundësinë e rimbushjes të tyre në vetëm 10 minuta.

Për përdorimin më të mirë të stacioneve HPC (High Power Charging), në fakt, përveç fuqisë maksimale të karikimit, është e nevojshme edhe llogaritja e absorbimit efektiv të energjisë, e cila zgjat për një gamë të gjerë të procesit të karburantit.

Nëse makina rimbushet me fuqinë maksimale vetëm brenda një dritareje të kufizuar kohore performanca e saj ulet dhe shpejtësia e të gjithë operacionit vuan pasojat e moskarikimit të plotë.