17:30 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Më 14 mars pritet të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës para pak minutash.

Zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi para mediave ka thënë se data më e përshtatshme për mbajtjen e Kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri është 14 shkurti.

Ai tha se në ditët në vijim do të takohet edhe me kryetarët e degëve.

Ndërsa nuk tregoi emrat e kandidaturave për kryetarin e ri.

“Një datë është diskutuar sot si datë orientuese është diku data e 14 marsit kur parashihet të mbahet Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së. Prandaj ne kemi filluar përgatitjet për një mbarëvajtje të mirë për datën 14 mars. Ne do të kemi një takim në ditët në vijim edhe me kryetarët e degëve”, tha ai./IndeksOnline/