11:47 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me 16 nëntor caktohet seanca e jashtëzakonshme për “skandalet në politikën e jashtme”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka treguar se në mbledhjen e Kryesisë është vendsour qe me 16 nëntor të mbahet seancë e jashtëzakonshme për “skandalet në politikën e jashtme”.

“Shpresoj që Qeveria të jetë pjesë e kësaj seance. Duke u bazuar në të kaluarën, jemi skeptik që ata janë të përgjegjshme mbi këto procese shtete ndërtuese që po kalon Kosova”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se këto tema duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi.

“Ne kemi nevojë të debatojmë dhe të nxjerrim konkluzione të cilat janë të rëndësishme dhe japin shpresë dhe opinion pozitiv, mbi të gjitha tërheqin vërejtën që këto çështje duhet të trajtohen me seriozitet maksimal dhe përgjegjësi dhe dakord m të plotë me partnerët ndërkombëtar që kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi”, ka shtuar mes të tjerash Zemaj./Indeksonline/