21:16 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Me 30 vite diferencë, aktori i njohur shijon pushimet me të dashurën

Aktori amerikan Nicolas Cage është duke i shijuar disa ditë pushimi me gruan e tij 30 vite më të re.

57-vjeçari u pa teksa po kalonte nepër rrugët e New Yorkut me nusen e tij Riko Shibate, transmeton Indeksonline.

Të Premten, DailyMail zbuloi se dyshja janë duke shijuar pushimet së bashku.

Aktori fitues i Oskarit u martua me Rikon në një martesë ‘intime’ me 16 Shkurt, ku këtë datë e kanë zgjedhur për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të dhëndrit.

Kujtojmë, Riko është 30 vjet më e re se Cage dhe katër vjet më e re se djali i tij i parë./Indeksonline/