11:33 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Më 5 korrik, Haradinaj në interpelancë për 53 milionët e Bechtel-Enkas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 5 korrik do të mbaj interpelancën e radhës në foltore të Kuvendit. Kësaj radhe, tema është  për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel-Enkan”.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen të cilën e mbajti sot, por për të cilën askush nuk tha ndonjë fjalë pas përfundimit, raporton Indeksonline.

Raportohet se kryesia ka marr vendim që të mbahen tri seanca.  Dy do të mbahen më 28 qershor, njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të fillojë në orën 10 për të vazhduar më pastaj në orën 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara. /Indeksonline.