08:28 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Me 5 muaj shtatëzani nuk heq dorë nga futbolli

Futbollistja e Orlandos, Sydney Leroux ka ndjenja të forta për futbollin.

Ka 5 muaj e gjysmë që ajo është shtatëzëne por vazhdon të jetë aktive në futboll.

Në profilin personal në twitter ajo ka postuar disa fotografi ku shihet me barkun e fryrë.

“Nuk e kisha menduar që të filloja sezonin me 5 muaj e gjysmë shtatëzënë por ja ku jam” ka shkruar ajo në twitter. /Indeksonline/