10:18 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Më 8 dhjetor do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave njofton se më 08 dhjetor 2020 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro. 

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.