21:41 / E Premte, 28 Prill 2023 / MSH

Me aktivitete të ndryshme shënohet eventi “Ditët e Tokës në Kosovë”

Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë shënuan “Ditët e Tokës në Kosovë”, në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë.

Për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është përfshihet një strukturë e pa-përfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i recikluar dhe i rindërtuar njësitë një-përdorimshe plastike. Përmes një përvoje interaktive dhe argëtuese të mësimit, fëmijët kanë përdororur parimet e dizajnit të ndërprerë ‘disruptive design’ dhe  finalizuan strukturën në fjalë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, shkëlqesia e saj Vjosa Osmani-Sadriu theksoi: “po aq sa po ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon mobilizimi dhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijën për çështjet mjedisore. Fakti që ne jemi mbledhur sot dhe po shënojë Ditët e Tokës në Kosovës është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj.

 Ministri Liburn Aliu theksoi: Sot, jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme, e për një Kosovë më Ekologjike!

Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë, e po ashtu aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

Tani më kemi ndërtuar një infrastrukturë të mirë ligjore sa i përket mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Efikasiteti i politikave që vijojnë nga legjislacioni e strategjitë mjedisore, varen direkt nga kontributi i secilit prej nesh. Ne jemi pjesë e këtij ekosistemi, që nga individi, familja, qyteti, shteti e rajoni.

Le të na shërbejë kjo ditë, si thirrje për të gjithë ne, për qeverinë dhe bizneset, komunat dhe organizatat, aktivistët dhe mediat, komunitetet dhe qytetarët që të punojmë bashkë për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë, sepse aktivizmi vullnetar i çdo qytetari për angazhime të përbashkëta e ka emëruesin e njejtë, e që është mbrojtja e mjedisit!

Peshën e përgjegjësisë ndaj tokës, gjithsecili nga ne e kemi të madhe, por edhe përkushtimin për promovimin e nismave miqësore për mbrojtjen e mjedisit, e bëjmë me plot pasion e përkushtim, kështu duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për të ndërmarr veprime konkrete për mbrojtjen e tokës dhe shëndetit tonë.

Le të jemi referencë në botë për një Kosovë të Gjelbër, e përgjithmonë bashkë për Natyrën, Mjedisin, e Jetën.

Ndërsa,Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, e nderuara Maria Suokko theksoi:

“Dita e Tokës është koha për të reflektuar se çfarë nëna natyrë do të thotë për ne. Shëndeti ynë si njerëzim varet nga shëndeti i nënës natyrë. Çdo ditë dëgjojmë për presionet me të cilat po përballet planeti ynë. Klima po ndryshon. Natyra dhe biodiversiteti janë të kërcënuar. Ndotja dhe mbetjet po grumbullohen. Ndërsa ndonjëherë, sfidat duken shumë masive dhe komplekse – të pamundura për t’u përballur nga individët. Por fakti është se çdo veprim ka rëndësi dhe duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë  edhe më shumë. Sot, ju të rinjtë do të na tregoni një shembull pozitiv se çfarë mund të bëhet duke ripërdorur mbetjet plastike që keni sjellë nga shtëpia. Duke punuar së bashku dhe duke përdorur të menduarit kreativ, zgjidhjen e problemeve dhe dizajnin, mbetjet do të bëhen blloqe ndërtimi të këndit të lojërave. Përgjatë festimit të Ditëve të Tokës të Kosovës, le të angazhohemi të gjithë që të bëjmë më të mirën për të mbrojtur Nënën Natyrë – sepse ajo është e vetmja që kemi”.

 Shkëlqesia e tij, Eric Dietz, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë theksoi:

“Besoj se kjo nismë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fuqizuar të rinjtë për të ndërmarrë veprime drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Do të doja të citoja Nënë Terezën, e cila tha: “Ndihem e zemëruar vetëm atëherë kur shoh mbeturina, kur gjërat që ne i shpërdorojmë janë ato që njerëzit kanë nevojë, gjëra që do t’i shpëtonin ata nga vdekja.”

Fëmijët tanë janë e ardhmja. Çdo veprim që ndërmarrim sot do të ndikojë në jetën e tyre shumë më tepër sesa në tonat. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në ripërtrirjen e Tokës sonë. Luksemburgu është i përkushtuar fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e qëndrueshmërisë ndaj klimës.”