18:04 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Me Benzeman në formë, gjithçka është e mundur/ Real Madrid i afrohet kreut

Skuadra e Real Madrid ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim në xhiron e 28-të të La Ligas, duke mposhtur 1 me 3 ekipin e Celta Vigos.

Skuadra e Real Madridit shënoi dy gola gjatë pjesës së parë, kurse ajo vendase një gol, shkruan IndeksOnline

Për ekipin e Zinedine Zidanes, dy golat i shënoi sulmuesi në formë, Karim Benzema.

Të vetmin për ekipin e Celtas e shënoi, Mina në minutën e 40’të.

Në pjesën e dytë pamë vetëm një gol në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte Asensio që vulosi fatin e këtij takimi.

Me fitore Real Madrid i afrohet kreut të tabelës me vetëm 3 pikë më pak se lideri, Atletico Madrid (63). Real Madrid tani ka grumbulluar 60 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë./IndeksOnline/