15:50 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Me Chevrolet adoleshentët detyrohen ta vnojnë rripin e sigurisë

Chevrolet po ofron paqe të mëtejshme për prindërit e shoferëve adoleshentë duke prezantuar sistemin “Lidhu për të Vozitur”, i cili do të jetë standard nga kjo verë në modelet 2020 Traverse, Malibu dhe Kolorado.

Një pjesë e regjimit të “Teen Driver”, pengon ndrrimin e shpejtësisë ‘P’ (Parking) deri në 20 sekonda, nëse shoferi nuk mban rripin e sigurisë. Gjatë kësaj kohe, shoferi do të shohë një mesazh në qendrën e informacionit dhe do të dëgjojë një alarm, duke i kujtuar ata që të lidhen.

“Lidhu për të Vozitur është tipari më i fundit i Chevrolet-it i projektuar për të inkurajuar shoferët e rinj për të zhvilluar zakone të sigurta lëvizëse”, tha inxhinierja e sigurisë Tricia Morrow. /IndeksOnline/