19:14 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Me Di Marian në super-formë, PSG merr fitoren e radhës

Angel Di Maria tregoi edhe një herë se e meriton të jetë zëvendësuesi i Neymarit ndaj madrilenëve, pasi shënoi golin e parë dhe dhuroi një sërë numrash mjaft të bukur në fushë.

Goli tjetër për kryeqytetasit u shënua nga i riu Nkunku, në minutën e 77’, ndërsa trajneri Emery kishte lënë shumë lojtarë pushim, për t’I pasur gati në sfidën e të martës në mbrëmje.

Paris Saint Germain kryeson renditjen e kampionatit francez me 74 pikë, 10 më tepër se Monaco e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur.