08:27 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / Blerim

Me Doncic gjithçka është e lehtë, Dallas Mavericks fiton ndaj Los Angeles Clippers

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitore 105 me 100 kundër Los Angeles Clippers.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte slloveni, Luka Doncic që shënoi 42 pikë, bëri 8 kërcime dhe 14 asistime, shkruan IndeksOnline

Paraqitje të mirë në këtë takim pati edhe amerikani i Clippers, George – me 23 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.

Kjo ishte fitorja e tretë e Mavericks, tani ata prinë me seri 3-2 kundër Clippers.

Në playoff, fitore shënoi edhe Utah Jazz – duke mposhtur 126 me 110 skuadrën e Memphis Grizzlies./IndeksOnline/