18:43 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Me drogë në veturë, arrestohen në Morinë tre persona nga Mitrovica

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të veturës tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A. policia gjeti kanabis.

“Blutë” sekuestruan drogën, automjetin dhe katër aparate celulare.

Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.