22:55 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Me dy golat e Ronaldos, Portugalia siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Portugalisë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Në “Estádio do Dragão”, Portugalia sonte mposhti Sllovakinë me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Gancalo Ramos hapi serinë e golave në minutën e 18-të.

Portugalia e mbylli pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, pasi Cristiano Ronaldo u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 29-të.

David Hancko ngushtoi rezultatin në minutën e 69-të, ndërsa tre minuta më vonë, Ronaldo riktheu epërsinë prej dy golave për Portugalinë.

Çekia arriti përsëri ta ngushtoj rezultatin me golin e Stanislav Lobotkas në mintën e 80-të, por që deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Kjo është fitorja e shtatë në po aq ndeshje për Portugalinë, e cila renditet e para në Grupin J me 21 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në EURO 2024.

Në anën tjetër. Sllovakia renditet në vendin e dytë me 13 pikë, e ndjekur nga Luksenburgu me 11 dhe Bosnja me 9 sosh./IndeksOnline/