75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

Me fitoren e sotme, Gjermania ka thyer ”mallkimin” 70 vjeçar të Hungarisë

Gjermania sot mposhti Hungarinë me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.

Golashenues të kësaj ndeshje ishin Jamal Musiala e Ilkay Gundogan, shkruan IndeksOnline.

Por kjo fittore është historike për Gjermaninë, pasi kanë thyer një mallkim 70 vjeçar.

Hera e fundit kur kombëtarja gjermane e kishite mposhtur Hungarinë në ishte në finalen e Kupës së Botës të vitit 1954.

Në vitet e fundit, Hungaria kishte një fitore dhe dy barazime kundrejt Gjermanisë në sezonin e kaluar të Ligës së Kombeve dhe Kampionatin Evropian të vitit 2020 por i cili u zhvillua në vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID-19./IndeksOnline/