07:40 / E Hënë, 24 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Me fjalët më të ndjera, Kiara bën postimin e parë pas daljes nga shtëpia e BBV

Pas largimit të Kiares nga BBVA, ajo ka bërë postimin e parë.

Fotoja që ajo zgjodhi të postone ishte dora e saj me unazën e propozimit për martesë.

Krahas saj, Kiara tregoi edhe një herë të gjithë lumturinë që ka ndjerë mbrëmë, duke harruar çdo gjë tjetër.

“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. ???? Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother.

Çdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua.


Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar ajo.