11:31 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Me flamuj kombëtar, ceremonia e autostradës “Arbën Xhaferi”

Në ora 12:00 pritet që të nis ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e përurimit do të mbahet në Han të Elezit dhe është segmenti prej 20 kilometrash i fundit autostradës.

Pak minuta para nisjes së kësaj ceremonie, Indeksonline ka realizuar disa fotografi ku shihen punëtorë të shumtë të Bechtel-Enkas.