11:15 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Me ftesë të Thaçit, presidenti i Francës viziton Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga presidenti i Francës, Emannuel Macron.

Thaçi në një postim në Facebook ka njoftuar se Macron do të vizitoj Kosovën në të ardhmen.

Ja postimi i Thaçit:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH