Me fustan të verdhë dhe pranë detit, Efi Dhedhes ndez rrjetin
Efi Dhedhes ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka publikuar disa fotografi në një ambient bregdetar, ku shfaqet duke shijuar natyrën dhe atmosferën verore, shkruan Indeksonline.
Krahas imazhit, ajo ka zgjedhur përshkrimin: “Tokë, det, diell dhe paqe ✨”.
Postimi është pritur me reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe peizazhin relaksues të fotografisë. Brenda pak orësh nga publikimi, fotoja ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente.
Me këtë postim, Efi duket se po shijon ditët e verës larg zhurmës së përditshme, duke ndarë me fansat një moment qetësie mes natyrës dhe detit./Indeksonline/

