19:44 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Me gomën komplet të qarë, shoferi nuk ndalon së vozituri në Prishtinë

Dikush vendosi që të vizitojë sot Prishtinën, edhe pse moti vazhdon të jetë i ftohtë dhe me shi.

Një veturë e tipit ‘BMW’ është parë rrugëve të Prishtinës, por jo në gjendje të zakonshme.

Njëra prej gomave të kësaj veture ishte e tëra jashtë sistemit të përdorimit, komplet e qarë.

Edhe pse në një gjendje të tillë, shoferi vazhdonte të voziste duke mos ndaluar fare pavarësisht dëmit që kishte pësuar vetura e tij, transmeton Indeksonline.

Pikërisht këtë rast dikush nuk ka  hezituar ta xhirojë, duke treguar gjendjen në të cilën po voziste ky shofer.

Targat e kësaj veture nuk i takojnë Kosovës, teksa urojmë që goma të jetë rregulluar./Indeksonline/