23:56 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Më i miri i futbollit e “vajton” më të mirin e basketbollit

Lionel Mesi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të tij, legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Futbollisti më i mirë në botë ndjen kënaqësi që e ka njohur dhe ka kaluar momente të mira me yllin e NBA, shkruan Indeksonline.

Nuk kam fjalë… Ndajë dhimbjen me familjarët dhe miqtë e Kobe-s. Ishte kënaqësi ta njihja dhe të kalonim momente fantastike së bashku. Ishte një gjeni, si pak të tjerë”, ka shkruar Messi.

Bryant dhe Messi njihen si më të mirët në sportet e tyre.

Ish-basketbollisti i LA Lakers u aksidentua me helikopter, ku përveç tij humbën jetën edhe katër persona të tjerë, në mesin e tyre edhe vajza e tij 13 vjeçare. /IndeksOnline/