10:20 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

“Më kanë kërkuar foto me rroba banje”, vajza e ish-deputetes shqiptare jep detaje

Ajo është një ndër vajzat më të përfolura të showbizit kjo për shkak të fizikut dhe fotove që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ada Deda ka filluar të merret me modeling që prej moshës 16-vjeçare një pasion me të cilin vijon të jetë e lidhur fort dhe të realizojë qëllimet e saj, por pa lënë pas dore studimet për gazetari.

Ajo është vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda dhe konsiderohet si një prej vajzave më të bukura.

E ftuar në “Wake Up”, Ada ndau edhe një lajmin e ri.

Bukuroshja tha se në fillim të pranverës do të firmosë me firmën luksoze të të brendshmeve, “LA PERLA”.

“Nuk e kam ndarë me asnjë, as në Instagramin tim, po e them për ju. Pas shumë e shumë kërkesave, kam rënë dakord për të bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare.

Në fillim të pranverës kam firmosjen e kontratës, është një firmë e shtrenjtë e “lingerie”, “LA ‘PERLA”. Jam shumë e lumtur. Të kërkojnë foto pa flitra dhe kërkojnë fytyra që nuk janë shumë të konsumuara. Më kanë kërkuar foto me rroba banjoje”, bëri të ditur vajza e ish-deputetes.