19:26 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Më keq se Arsenali, veç vdekja

Arsenali vazhdon të zhgënjej në Premierligë.

Londinezët janë mposhtur nga Manchester City me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premierligës.

Kevin De Bruyne ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar dy herë dhe asistuar në një gol tjetër.

Belgu hapi sfidën që në minutën e dytë duke shënuar golin e parë në ndeshje.

Rezultatin e dyfishoi Rahem Sterling në minutën e 15-të të ndeshjes.

Golin e tretë në ndeshje e shënoi De Bruyne dhe të fundit të kësaj mbrëmje.

Në pjesën e dytë nuk pati gola edhe pse rastet nuk munguan.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Arsenali në vendin e nëntë me 22 pikë. /IndeksOnline/