15:06 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

“Me këtë pajisje do e shkatërrojmë Rusinë”, Ukrainës i shkon mjeti i fuqishëm ushtarak

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov njoftoi me një foto në Twitter se raketat LRU të furnizuara nga Franca kishin mbërritur në Ukrainë.

Raketuesi i shumëfishtë bazohet në sistemin amerikan të raketave të lëshimit të shumëfishtë M270 dhe është homologu i ushtrisë franceze me sistemin amerikan Himars, të cilin Ukraina tashmë e ka.

“Me LRU, ushtria ukrainase tani është edhe më e pajisur për të zmbrapsur dhe shkatërruar armikun,” shkroi Reznikov në Twitter.

Franca thuhet se ka dorëzuar gjithsej tre raketues të tillë./Indeksonline/