07:59 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Me këto veprime, flokët e tu do të zgjaten

Merrni vitamina

Specialistëve të flokëve u pëlqen të na kujtojnë, se është e pamundur të rrisim ritmin me të cilën rritet floku. Rritja mesatare e flokut është 1.2 cm në muaj, ose duke marrë suplemente vitaminash, mund të rrisim shpejtësinë e rritjes në 1.9 cm në muaj. Ekzistojnë shumë shishe e kuti me emrin “Për flokët” në etiketë, por nuk janë njësoj. Në fillim, merrni multivitamina të cilat përfshijnë të gjitha nevojat e trupit tuaj. Më pas mund të shqetësoheni për nevoja më specifike të flokut. Floku pëlqen në vecanti komplekset e vitaminave B, biotin , acid folik , acid pantotenik, hekur, zink, vaj nga bërthama e lirit kelp( leshterik) dhe silicë. Nëse doni të garantoheni, se floku po merr atë cfarë ka nevojë, përdorni dhe amino acide. Floku është nënprodukt i trupit tuaj.

Masazhimi i lëkurës së kokës

Masazhimi i kokës për 5 minuta në ditë, mund të forcojë flokun tuaj, t’a trashë dhe t’a rrisë atë më tepër. Mund ta bëni si të dëshironi; më flokë të thatë, ose të pëdorni një vaj ose trajtim skalpi për t’ju ndihmuar. Mund t’a provoni edhe gjatë larjes kur i keni flokët me shampo. Masazhi stimulon furnizimin e kësaj pjese me gjak. Gjaku sjell ushqyesit në folikula dhe i ndihmon ato të kryejnë funksionin e tyre. Si dobi ekstra, masazhimi i skalpit është dhe zvoglues stresi. Më pak stres=flokë edhe më të bukur. Mos harroni, të përdorni gjithmonë gishtërinjtë, dhe asnjëherë thonjtë. Shpërndajini gishtat larg njëri tjetrit dhe vendosini mirë mbi kokë. Filloni nga baza e qafës dhe ecni sipër deri reshti i flokëve afër ballit. Lëvizni në formë rrethore. Mund të ndjeni si shpim, por kjo do të thotë qarkullim më i mirë.

Ngrijini flokët lart më shpesh

Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë. “ Pse duhet të kem flokë të gjata nëse do i mbaj lart gjithmonë”? Duhet të keni pasi kështu janë më të bukur, të shëndetshëm dhe të gjatë. Sa herë i mbani flokët poshtë të lëshuar, i ekspozoni ndaj dëmtimeve mjedisore. Ekspozohen ndaj ajrit, i cili i than ato. Era i ngatarron, dhe kjo e fundit i dëmton edhe më shumë.Floku i lëshuar fërkohet dhe me veshjet, të cilat e thajnë atë dhe më tepër. Mundohuni ti mbani flokët e kapur, të paktën 50% të kohës. Në fund të muajit, do të shikoni më pak tharje dhe dëmtime.

Mos i neglizhoni majat e djegura

Kjo është një mënyrë që më është dashur ta mësoj me kalimin e kohës. “ Nëse dua të zgjas flokët, pse ti pres?” Ky është gabim shumë i madh. Nëse flokët janë më të hollë në fund dhe të dëmtuar, atëherë është koha e gërshërës. Kur i prisni, fundet janë të buta, me shkëlqim dhe të trasha. Fundet e flokëve janë pjesa më e vjetër, e thatë dhe e dëmtuar e kokës. Nuk ka rëndësi se sa të kujdesshëm jeni me flokët, fundet ndahen dhe mund të dëmtojnë flokun. Prerja e majave ndihmon dhe të mbani formën e flokëve. Nëse floku nuk rritet në mënyrë të barabartë, pas pak muajsh modeli juaj do të kthehet në një rrëmujë të vërtetë. Është e këshillushme të prisni pak fare majat cdo 2-3 muaj, sesa të hiqni më rrallë gjithë ato flokë të dëmtuar.

Zbuloni hilet që funksionojnë për ju

Me shumëllojshmërinë e këshillave të flokëve që qarkullojnë kudo, është bërë paksa e vështirë për të kuptuar se cila funksionon për ju. Mënyra e vetme që ta kuptoni, është që ti provoni. Më poshtë janë disa këshilla të miat të preferuara, që ndoshta nuk i shihni shpesh. Zgjidhni një ose dy, dhe provojini për 2 javë në muaj. Më pas vendosni nëse është përgjigjja për flokë të mrekullueshëm..