Me Kosovën i dobët, në Turqi po ja do – Florian Loshaj shënon gol për Istanbulsporin
Skuadra e Istanbulsporit ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Hataysporit, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Komëbtares së Kosovës, Florian Loshaj, shkruan Indeksonline
Loshaj shënoi nga afërisa për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij, pasi mori një asist të bukur nga bashkëlojtari, Laurentino.
Ky ishte goli i pestë në kampionat këtë sezon nga Florian Loshaj./Indeksonline/