14:57 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me lëvizje provokuese nga makina, Çiljeta ‘ngacmon’ fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta, njihet për këngët e saj si dhe paraqitjet e saj publike, gjithnjë të komentuara nga publiku dhe fansat, shkruan Indeksonline.

Edhe pse nuk është mjaft aktive në publikimin e këngëve të reja, Çili është majft aktive nëpër rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja ka publikuar një video ku shihet në makinë duke dëgjuar muzikë, teksa shkëlqen me dukjen e saj.

Këngëtarja vazhdimisht është përfolur shkaku i bukurisë së saj si dhe formave trupore, dhe jo vetëm, ajo u përfol shumë edhe për një lidhje të mundshme me portierin shqiptarë Alban Hoxha. /Indeksonline/