22:03 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Me ligamente të lënduara, futbollisti futet në lojë për ta festuar titullin

Diçka e rrallë ka ndodhur në kampionatin grek pasditen e së dielës. PAOK është shpallur kampion për të parën herë që prej vitit 1985.

Megjithatë, kjo nuk është gjëja e rrallë, por diçka tjetër akoma më e çuditshme.

Kapiteni i ekipit Vieirinha ka dëmtuar ligamentet e gjurit vetëm tre ditë më parë, por është futur në fushë për ndeshjen e radhës.

Ai ka hyrë në fushë në kohën shtesë të pjesës së dytë për të festuar titullin.

Kjo tregon çmendurinë e këtij grupi lojtarësh si dhe çfarë domethënie ka për ta ky titull kampion.