75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Me lot dhe duartrokitje i jepet “lamtumira” Arsene Wengerit (Foto/Video)

Arsene Wenger zhvilloi ndeshjen e fundit në Emirates si trajner i Arsenalit.

Para tifozëve të tij ai mposhti Burnleyn me rezultat 5-0 duke e përmbyllur “romanin” e tij në këtë stadium me fitore.

Për të u përgatit edhe “korridori i nderit” nga të dy skuadrat para ndeshjes ndërsa pas ndeshjes ka vazhduar ceremonia.

Tifozët kanë qëndruar në stadium edhe pse ndeshja kishte përfunduar për t’i thënë lamtumirë trajnerit të tyre.

Ai mbajti një fjalim pas ndeshjes ku falënderoi tifozët dhe klubin për mbështetjen ndër vite.

Wenger debutoi me Arsenalin me 19 tetor të viti 1996, ku që atëherë kanë kaluar 21 vjet e gjashtë muaj dhe 17 ditë. /IndeksOnline/

Temat: